Priste 10 mijë followers në Instagram, reagimi i Luizit kur vihet në dijeni të 570 mijë ndjekësve nuk duhet humbur

Luiz Ejlli ka treguar shpesh brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” se nuk ka qenë kurrë fans i rrjeteve sociale.

Këngëtari ka hapur një llogari në Instagram vetëm para hyrjes në reality show, për të cilën foli pak ditë më parë.

Luizi bëri një aludim dhe mendoi se maksimumi i ndjekësve që mund të ketë arritur është rreth 10 mijë ndjekës.

Mirëpo, fansat e kanë surprizuar ditën e sotme këngëtarin tek i kanë treguar me anë të një droni numrin e vërtetë të ndjekësve që ai ka.

Në video shihet Luizi i habitur tek lexon shifrën e 570 mijë ndjekësve, mirëpo më pas produksioni ka hequr audion dhe u ka kërkuar banorëve të hyjnë brenda në shtëpi.