Kanë kaluar vetëm pak ditë nga dasma e shumë përfolur e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës.
Pamje të shumta nga dasma tradicionale e mbajtur në periferi të Tiranës u shpërndanë kudo në rrjetet sociale.
Krahas fustaneve magjepsëse, dekorit, të ftuarve, vallja e Tropojës e shumë detaje tjera, një mori më së shumti vëmendje.
Bëhet fjalë për ushqimin tradicional dhe servimin në piata një përdorimshme.
Teksa të gjithë prisnin një tavolinë plot luks çifti befasuan të gjithë.
Lidhur me këtë ka folur Armina duke zbuluar arsyet e zgjedhjes së tyre.
“Unë personalisht e kam vendosur bashkë me Shkëlzenin kështu sepse gjithë ideja jonë ishte të kishim diçka tradicionale shqiptare dhe donim ta mbanim kështu. Zgjodhëm verë shqiptare, shumë këngë shqiptare, zgjodhëm të kërcenim vallen e Tropojës, ngritëm flamurin në dasmë,” tha ajo. Sigurisht që këto patriotizmat njerëzve mund të mos u pëlqejnë, por ne zgjodhëm ta përcjellim këtë gjë për faktin që jemi persona publikë dhe për faktin që unë në rrjetet sociale kam ndjekës të huaj dhe dua që ta shikojnë tamam si është tradita shqiptare. Enët njëpërdorimshme ishin zgjedhja më e mirë dhe më e thjeshtë sepse donim diçka rustic [stil i natyrshëm, fshat, organik, disi i vjetër], diçka natyrale dhe zbukurimet ishin [natyrale]. Vetë vendi ishte krejtësisht natyrë dhe nuk kishe nevojë t’i shtoje aq shumë gjëra dhe as t’i rregulloje.”, u shpreh ajo.