Mungesën e Aristelës ditën e enjte duket se më tepër e ka ndjerë njëri nga djemt aty brenda, Princi. Sikurse e kemi vënë re, pas takimit të tyre të parë afrimiteti mes tyre është shtuar.
Para nisjes së puntatës së sotme Princi sapo sheh Aristelën i afrohet dhe shkon menjëherë ulet pranë saj
Aristela nga ana tjetër kishtë ftohtë dhe Princi këtë gjë e vuri re dhe u vu në lëvizje. Ai shkon menjëherë të marrë xhaketen e tij për Aristelën dhe e ndihmon ta veshë. Ky gjest e bën Aristelën të ndjehet mirë duke vendosur kokën në supin e tij.
Por afrimiteti I tyre vihet re edhe nga konkurentët e tjerë të cilët e ngacmojnë Aristelën. Jasmine i thotë se Princi nuk është xhentil, dhe se xhentilesën duhet ta shprehë me atë që ndien jo me të gjitha vajzat. Kjo situatë vjen mënjëherë pas publikimit të një deklarate që Princi bëri në rrëfimin e djeshëm ku tha se tashmë është përqëndruar tek e vetmja vajzë me sy bojëqielli në studio, Aristelën.