Princi tregon se arsyeja pse ishte pikërisht Jasmina ajo që ai përmend në këtë këngë është se gjatë kohës që kjo xhirohej ai ishte i lënduar me të pas takimit të tyre të parë.
Ai thotë se nuk zgjodhi ti bëjë diss Jasminës por është thjesht një parodi.
Princi shpjegon se Xhoana nënkupton një vajzë të lënduar, dhe për të ishte Jasmina në atë periudhë.
Pra kënga është realizuar në kohën kur Princi ka patur një pëlqim të vërtetë për Jasminën dhe sjelljet e saj të atëhershme e kanë lënduar aq shumë sa edhe e ka shprehur përmes këtyre fjalëve në këngë.
Ai thekson se tashmë mes tij dhe Jasminës nuk ka më armiqësi dhe se nuk flasin më. Gjithësesi ai shprehet se në fund të fundit është art.
Por Princi bën edhe një dëklaratë lë të themi në fund të gjithë kësaj për një vajzë tjetër aty në studio. Kohet e fundit i kemi parë pak të afert bashkë, e kemi fjalën për Princin dhe Aristelën.
/topchannel