Prezantuesja e njohur e Klan Kosova, Genta Cana është bërë nënë për herë të dytë.
Ajo ka sjellë në jetë një vajzë të cilës i kanë vendosur emrin Sparta.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë prezantuesja përmes fotove me vogëlushen dhe bashkëshortin, arkitektin Nol Fetoshi.
Kujtojmë që Genta është edhe motra e Granit Canës, ish-banorit të Big Brother VIP.