Ashtu sic u paralajmerua perpara fillimit te programit, djemte pjesmarres ne kete sezon te Perputhen do te jene 16.
Puntata e sotme iu dedikua 7 djemve te tjere qe bene prezantimin e tyre te pare.
Cilet jane ata?
Njihuni me Bashkim Saitin konkurrentin e ri që është 23 vjeç vjen nga Mitrovica dhe jeton në New Jersey. Aktualisht punon si security. Vajza që ai do të ketë në krah duhet të ketë një “standard”.
Azem Halimi është një tjetër konkurrent që është pranuar të jetë pjesë e Për’Puthen dhe do të këtë mundësi të njohë një nga vajzat. Është 24-vjeç me origjinë nga Presheva, por jeton në Gjermani.
Redion Kastrati është djali me moshën më të madhe që bëhet pjesë e këtij sezoni të tretë të Për’Puthen. Ai është 35 vjeç ka lindur dhe jeton në Fier. Aktualisht ushtron profesionin si personal trainer.
Konkurrenti i ri, Taulanti:Vajzat më tërbojnë në shtrat. Taulant Murataj ka lindur dhe jeton në Tiranë. Ai është 26 vjeç dhe ushtron dy profesione atë të berberit dhe si personal trainer.
Albi Dhima është një tjetër konkurrent që do përpiqet të rrëmbejë zemrën e një prej vajzave. Ai është 28 vjeç ka lindur në Fier dhe jeton në Tiranë. Aktualisht punon si menaxher.
Njihuni me Eklajd Zguri 27 vjeç i cili e konsideron vajzen si lule dhe nuk i ka problem edhe ato me gjemba.
Aleksandër Karaevski është 25 vjeç ka lindur dhe ëshë rritur në Shkup. Aktualisht punon në biznesin e tij.