Nga java e ardhshme popullsia e botës do të arrijë në 8 miliardë njerëz. Po, po, edhe pse lart e poshtë mund të keni dëgjuar teori komploti që pandemia apo të tjera gjëra janë bërë për të ulur numrin e banorëve në planet se jemi bërë ca si shumë, në fakt numrat vetëm po rriten.
Por nisur nga ky lajm, pse njerëzit po i kërkojnë Nick Cannon të mos e japë më kontributin e tij në këtë shifër?
Siç mund ta dini aktori dhe këngëtari ka aktualisht 10 fëmijë dhe ka dy të tjerë në pritje. Një sekondë 12? Sikur kishte 11 para 1 jave.
Epo Nick nuk di të ndalet dhe së fundi është zbuluar se ai pritet të bë bëhet baba për herë të 12. E ndërkohë që Kombet e Bashkuara konfirmon se popullsia globale do të arrijë në 8 miliardë njerëz deri më 15 nëntor, “faji” për këtë sipas njerëzve është i Cannon.
Kështu në rrjetet sociale, sigurisht në formë batute, atij i kërkohet të ndalojë së bëri fëmijë se gjërat po dalin jashtë kontrollit.
Po ashtu ka edhe batuta të tipit: “Jam i sigurt që deri në vitin 2085, të gjithë do jemi kushërinj me Nick Cannon.” ose: “Mos duhet të ndalojnë gjithë të tjerët dhe Nick të vazhdojë?”
Gjithsesi, kjo mbetet në kuadrin e shakasë dhe për t’ju qetësuar nga lajmi, se ndoshta mendoni se shtimi popullsisë me këto ritme nuk është edhe aq gjë e mirë, po ju lemë me deklaratën e përfaqësues së OKB-së:
“Tetë miliardë njerëz, është një moment historik i rëndësishëm për njerëzimin. Megjithatë, e kuptoj se ky moment mund të mos festohet nga të gjithë. Disa shprehin shqetësime se bota jonë është e mbipopulluar. Unë jam këtu për t’ju thënë se numri i madh i jetëve njerëzore nuk është shkak për frikë.”