Parlamenti Letonez ka zgjedhur Presidentin e parë në botë që është hapur homoseksual.
Edgars Rinkevics u zgjodh nga legjislatura me 100 vende të Saeima për të shërbyer një mandat katër-vjeçar si kreu i shtetit të tyre. Ai do të inaugurohet më 8 korrik.
Ai ka qenë kryediplomati i vendit që nga viti 2011 dhe ka marrë 52 vota – një më shumë se sa kërkohet.
Rinkevics deklaroi në vitin 2014 se “ndihem krenar që jam homoseksual”, raporton metro.co.uk.
Pas votimit, ai shkroi në Twitter se ishte ‘i nderuar dhe i përulur’ nga vendimi i parlamentit dhe u zotua ‘t’i shërbejë mirë popullit të Letonisë’.