West Side Family janë grupi muzikor shqiptar që bëri bujë të madhe me hitet e tyre në vitet 2000, këngët e të cilëve vazhdojnë të jenë hite dhe të dëgjohen akoma nga të gjitha moshat.
Në vitin 2014 grupi humbi pjesën më të rëndësishme kur Dr Flori u nda nga jeta.
Edhe pas humbjes së madhe Landi dhe Miri vazhduan ëndrrën e përbashkët duke dhuruar këngë të bukura.
Dyshja kanë një peng lidhur me grupin dhe ka të bëjë pikërisht me Florin.
Së fundmi, të ftuar në programin “Në Pranga”, Landi dhe Miri zbuluan se pengu i vetëm i tyre është që nuk arritën të bënin një koncert recital kur Flori ishte ende gjallë.
“Nuk bëmë një recital me Florin, ku të përmblidhnim të gjitha këngët tona ndër vite. Ky është pengu më i madh. Ne të dy mund ta bëjmë edhe tani, por nuk është njësoj pa Florin”, u shprehën djemtë.