Ne puntaten e sotme te “Perputhen” u transmetua takimi i Nik Sherri-t me Alvisen. Ishte Niku ai qe morri fjalen dhe tregoi nje histori mjaft prekese.
I vendosur perballe Alvises, ai tregoi për një aksident te ndodhur vite me pare, ku per te qelloi mjaft tragjik. Alvisa kerkoi te dinte me shume rreth aksidentit te tij pasi kishte vene re se ne njeren prej kembeve ka proteze.
Gjatë gjithë kohës rrija në fshat dhe në darkë kthehesha në qytet. Qëlloj një ditë, në të cilën kisha një ndjesi jo të mirë. Madje atë mëngjes, ishte motra e vogël në shtëpi dhe i thashë se e doja shumë dhe më rrodhën lotët vet, pa e ditur se çfarë do ndodhte. Jam nis rrugës për në fshat, ishte e shkruar, një makinë më goditi me shpejtësi. Mbaj mend që tentova t’i afrohesha shoferit, por këmbët e mia nuk përgjigjeshin, më pas më çuan te Spitali Ushtarak.
Kam qenë duke dhënë shpirt asnjë njeri nuk e besonte që unë do të shpëtoja.
Unë tani jam me një protezë, por jam me një zemër shumë të madhe.
Madje shihja prindërit që ishin goxha të mërzitur dhe ju thoja mos u mërzisni, ja në ndonjë moment na vërsulen qentë, i nxjerr direkte protezën”,- tregoi Niku historinë e tij të dhimbshme, por duke e zbutur dhe me batuta