Prej kohësh e përndjek një person i armatosur, vajza e Kobe Bryant kërkon urdhër-mbrojtje

Natalia Bryant, vajza 19-vjeçare e të ndjerit Kobe Bryant, po kërkon një urdhër mbrojtje ndaj një burri të akuzuar si ndjekës me një histori kriminale që përfshin armë.

Natali tha se burri e ka ngacmuar atë dhe mund të jetë i armatosur, dhe ajo tha se është e frikësuar dhe e shqetësuar për sigurinë e saj.

Sipas dokumenteve të gjykatës, 32-vjeçari Dwayne Kemp është përpjekur të kontaktojë Bryant për dy vitet e fundit në rrjetet sociale, që do të thotë se ai filloi kur ajo ishte e mitur.

Gjërat u përshkallëzuan kohët e fundit kur Bryant tha se Kemp u përpoq ta kontaktonte atë në shkollë dhe në shtëpinë e saj të familjes në Universitetin e Kalifornisë Jugore.

Sipas TMZ, Kemp dyshohet se u paraqit në një nga klasat e Bryant dhe po sillej vërdallë në ndërtesë.

I dyshuari akuzohet se është i apasionuar pas armëve dhe dokumentet e gjykatës tregojnë se ai është arrestuar dhe dënuar për të paktën katër krime, një prej tyre me armë zjarri.

Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit është përfshirë në hetim. Një gjyqtar ende nuk ka vendosur për masën e ndalimit.