Don Xhon vazhdon ende të bëjë lëmsh rrjetin me marrëdhënien e tij me modelen ruse, Ariana Lirey, me të cilën përjetoi një romancë vitin që lamë pas.
Pak ditë më parë u bë publike një foto e tyre duke u puthur në buzë, duke na lënë të mendojmë se kishte një rikthim mes tyre.

Mirëpo, pak më parë reperi publikoi promon e këngës së tij më të re që do të publikohet së shpejti, ku protagoniste është pikërisht Ariana.
Dyshja kanë qenë sërish pranë njëri tjetrit për xhirimet e klipit, ama nëse janë sërish në një romancë, kjo ende nuk dihet derisa të konfirmohet nga vetë protagonistët.
https://www.instagram.com/reel/CtHqv2AMtlK/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==
Kujtojmë se pak ditë më parë Ariana bëri lëmsh rrjetin me gjestin e xhelozisë ndaj Era Istrefit.
Pasi fotot e kësaj të fundit me Don Xhon ku dukeshin mjaft të afërt u bënë publike, modelja postoi bisedën me një mikeshën e saj ku shpreheshin se Era është shumë e shëmtuar pa makjazh, madje e quajtën me termin “k*rvë”.

