Një video që po bëhet mjaft virale në rrjet është ajo e momentit kur Noizy u përball me një incident të pakëndshëm teksa po performonte përpara fansave të tij. Papritur reperi ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar mbi turmën e fansave.
Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara në rrjete sociale, kanë qenë truprojat e tyre që kanë ndërhyrë dhe e kanë kthyer sërish në skenë Noizyn.
Kujtojmë se para disa ditësh u bë edhe ditur se Noizy dhe G-Bani janë vënë nën hetim nga policia, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”
Kjo ka ardhur pasi në lokalet e tyre në Durrës është konstatuar muzikë pas orarit të përcaktuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.