Nga promo-ja e spektaklit të sotëm të Big Brother VIP është konfirmuar se do jetë një hyrje surprizë. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për banor/e të re apo për një surprizë ndaj banorëve aktual.
Gjithsesi në media është përfolur shumë se brenda shtepise se “Big Brother VIP” do të futet ish-konkurrenti fitues, Vesel Kurtishaj, por mesa duket këto mbeten veç ‘zëra bosh’ pasi ai e ka mohuar në rrjetet sociale.
Une mendoj qe gjithcka qe kam pas me dhane ne Big Brother e kam dhane njeher. Njekohesisht gjithcka qe ka pas me u marr prej aty (fitoren) po ashtu e kam marr.
Ata qe nuk kan fitu nder vite, meritojne te ken edhe nje shans, me hy me provu edhe njeher, por une jo.
Une po kam qef me ju nguc najher me do foto por une nuk jam banor i ri i BBvip e as nuk do t’jem. Dmth nese najkush m’ka bo follow se ka mendu qe jam banor i ri, lirisht m’beni unfollow.
Hajde kalofsha mire!
https://www.facebook.com/veiselua/posts/10217000913453757
Vesel Kurtishaj u bë i njohur edhe si prezantues, falë disa programeve që ka drejtuar në të kaluarën.
Por sigurisht njihet më së shumti si fitues i spektaklit “Big Brother Albania 8”, ndërsa është emër mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat është shpesh aktiv.