“Vëllai i madh” ndëshkoi Armaldon, Luizin dhe Kristin duke i nxjerrë në nominim pasi fikën mikrofonat dhe hynë në tualet së bashku për disa sekonda.
Mirëpo duket se ky vendim nuk po i pëlqen personit që menaxhon instagramin e Kristit.
Ky i fundit ka publikuar disa pamje në rrjetin social Instagram, në të cilat shihet Luizi dhe Olta duke hyrë në tualet bashkë.
Ai shprehet: “Po Olta kur do të dënohet“, referuar këtu zarfit të zi që mbërriti për Kristin, Luizin dhe Armaldon për po të njëjtën ngjarje.
Mesa duket Luizi ka tentuar t’a bëjë më parë këtë strategji me Oltën për të dalë në nominim kokë më kokë me të, gjë që e ka kërkuar prej kohësh, mirëpo produksioni ka vendosur t’a neglizhojë.