Krist Aliaj po krijon tashmë një romancë të re me Keisi Medinin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Mirëpo, në puntatën e parë si dhe gjatë qëndrimit në shtëpi, ai u ka treguar banorëve se ka lënë një lidhje të hapur jashtë shtëpisë.
Kristi nuk ka dashur t’a zbulojë emrin e vajzës në fjalë, mirëpo pak ditë më parë u bë me dije identiteti i saj.
Ajo quhet Zaza dhe pak minuta më parë ka bërë reagimin e parë publik përsa i përket lidhjes që Kristi po krijon në BBV.
E lënduar, ajo është shprehur se nuk ka forcën të përballojë atë çka po i ndodh para syve si dhe do të kërkojë kohë që të shërohet nga kjo situatë.
“Nuk mund të them me fjalë se sa e prekur jam nga kaq shumë njerëz që më kontaktuan dhe më ngushëlluan. Mesazhet e mia janë të tejmbushura dhe do të doja t’i përgjigjem secilit prej jush, por nuk kam forcën për ta përballuar tani gjithë këtë.
Shpresoj që të gjithë të qëndroni të bekuar dhe shpresoj që Zoti t’ju japë të gjithëve dyfishin e dashurisë që njerëzit po më japin tani. Më lehtëson vërtet të di se njerëzit që as nuk më njohin, e shohin të vërtetën dhe e vlerësojnë moralin!
Nuk jam mirë dhe do të më duhet pak kohë që të shërohem dhe të kuptoj disa gjëra që po më ndodhin para syve. Unë vij nga një familje e dashur, e kujdesshme dhe e arsimuar që më ka mësuar se vlerat në jetë janë brenda së vërtetës, moralit dhe aftësisë për të qëndruar etik, edhe kur gjërat bëhen të vështira.
Nuk do të komentoj më tej për këtë, pasi besoj se kjo gjë është kuptuar nga të gjithë. Që nga fillimi i njerëzimit, e vërteta gjithmonë ka mbrojtur të drejtët. Falenderoj secilin prej jush nga thellësia e zemrës sime!”