Po merr hak? Fifi i tregon Granitit se dashuron dikë jashtë, ja ç’këshillë i jep ai

Fifi dhe Graniti po komentoheshin prej ditësh se mes tyre mund të lindte diçka më shumë se thjesht miqësi brenda ambienteve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ata kanë shfaqur herë pas here afrimitet mes tyre, gjë që i ka nxitur këto zëra. Në këtë raport mes dyshes nuk ka munguar as xhelozia nga ana e Fifit.

Por nga ana tjetër, gjërat kanë marrë tjetër rrjedhë para pak kohësh në “Big Brother VIP”.

Graniti vendosi të sqarojë marrëdhënien e tij me Fifin. Ai është shprehur se e do shumë si person, por s’e sheh të ndodhë diçka mes tyre.

Për më tepër, Graniti i ka treguar Fifit dhe banorëve për lidhjen e tij të fundit të dashurisë, që duket se i ka lënë gjurmë të mëdha. Po ashtu, për të marrë hak ose jo, Fifi ka hapur zemrën për Granitin duke rrëfyer se dashuron dikë jashtë dhe i ka kërkuar këshilla konkurrentit.

Jam e dashuruar me dikë jashtë, por nuk mund të jem me të. Kam pasur gjithnjë frikë se mund ta humb si person. Është e vështirë ta kalosh nga miqësi në dashuri. Si mendon ti se bëhet për vete një mashkull?”

Qëndro vetvetja. Nëse të pëlqen siç je është ok, nëse jo është e kotë.”- e ka këshilluar Graniti.