“Po luan shumë keq, e ke treguar veten idiot!” Semi debaton për herë të parë me Donaldin në “Big Brother VIP”

Prova javore në “Big Brother VIP” këtë herë ka trazuar ujërat mes banorëve. Në shtëpi ka vetëm një mision, të gjenden dy “Ninxhat” e natës.

Sabiani dhe Einxhel janë zgjuar në orët e vona të natës dhe kanë shkatërruar thuajse gjithçka. Banorët e tjerë duhet të gjejnë se cilët janë dyshja e përzgjedhur nga “Vëllai i Madh”.

Në disa momente ata u shfaqen të sigurtë për dyshimet e tyre dhe si zgjedhje për ta vërtetuar këtë janë treguar të gatshëm të vendosin edhe baste me njëri-tjetrin. Kjo lojë ka sjellë edhe debatin e parë mes Semit dhe Donaldit që deri tani kanë qenë shumë të afërt dhe shpesh janë konsideruar si aleatë në lojë.

“Po luan shumë keq e ke treguar veten shumë idiot!”-i tha Semi Donaldit i cili nuk është i këtij mendimi. Ata kanë diskutuar së bashku dhe më pas këngëtarja i ka kërkuar të flejë kur të flejë ajo.

https://www.instagram.com/p/CV3u0D6F0LW/?utm_medium=copy_link