Kanye West është një ndër personazhet më të njohur e më të komentuar të momentit në mbarë botën. Sigurisht, të shumta janë dëshirat e fansave apo edhe të personazheve të njohur për ta takuar nga afër apo për të biseduar me yllin amerikan.
Kjo dëshirë i ka shtyrë mediat më të përdorura sociale, të tilla si Instagram, Snapchat apo TikTok të krijojnë efekte, duke përdorur fytyrën dhe zërin e Kanye, por jo vetëm, duke u dhënë mundësinë njerëzve “të bisedojnë” me të.
Një bisedë me “video-call” e kanë bërë edhe Sara me Ledrin ditën e djeshme. Sara ka publikiar videon funny në Instastory duke shkaktuar të qeshura tek të gjithë. “Kanye, shiko vajza ime!”- thotë ajo duke qeshur, teksa Ledri e përgëzon për albumin e ri. Videoja tashmë është bërë virale dhe po shpërndahet kudo nga fansat e dyshes.
Nëse dëshironi, jo vetëm Kanye-n, por mund të zgjidhni personazhin tuaj të preferuar VIP në këti efekte Në një kohë kur teknologjia është zhvilluar kaq shumë, tani mund të shkrepni edhe një foto tuajën me personazhet e zemrës.