Po ju do bënit një postim për ish-in si Dafina Zeqiri?

Lidhja mes Dafina Zeqirit dhe DJ Geek prej kohësh po aludohej se kishte marrë fund, duke na bërë kuriozë sesi ishin raportet mes tyre.

Ditën e sotme, Dafina ka reaguar për herë të parë mbi këtë temë, duke i dhënë fund dyshimeve.

Artistja ka postuar një foto të Geek, e ajo çka ka tërhequr vëmendjen është mbishkrimi i Dafinës e cila e ka quajtur Geek një “ish”

X’i. Gjithmonë, dashuri”- shkruan Dafina në mënyrë ironike.

Kujtojmë se pak kohë më parë këngëtarja festoi ditëlindjen e saj me një festë të madhe mes miqsh e të afërmish, ku nuk mungoi edhe Dj.Geek.