Balerini i mirënjohur, Ilir Shaqiri u shpall fitues i edicionit të parë të “Big Brother VIP” duke fituar çmimin e madh prej €100.000.
Mirëpo, edhe pse u shpall fitues, balerini bëri të ditur para pak kohësh se do t'a provojë sërish veten, këtë herë në një program të njohur italian.
Teksa ishte i ftuar në një intervistë për “Më prit në fundjavë”, Iliri tregoi se është në mbyllje të kontratave për pjesmarrjen në “Isola dei famosi”.
“Jemi në fazën finale, po mbyllen e diskutohen kontratat. Po diskutohet nëse do futem në fillim apo në mes të reality show“, tha Iliri.
Ndërsa së fundmi është publikuar dhe lista përfundimtare nga faqja zyrtare e “Isola dei famosi”.
Mes personazheve të shumtë, vihet re mungesa e Ilir Shaqirit. Megjithatë balerini u shpreh se nuk dihet nëse hyrja e tij do të jetë në fillim apo në mes të programit, kështu që na ngelet të presim edhe pak për të zbuluar të vërtetën.