Së fundmi në rrjet qarkulluan disa foto ku shihej Kiara Tito duke shkëmbyer mesazhe me Jurgena Tushën, vajzën që përflitet se i menaxhonte instagramin Luizit.
Në mesazhet e publikuara, shihej teksa Kiara i tregonte Jurgenës se ka folur me Efin dhe se edhe ajo do t’i bashkohet sërish “Big Brother VIP”.
Madje “Kiara” shtoi se është gati të firmosë dhe kontratën me produksionin në lidhje me pagesat.
Megjithatë këto mesazhe rezultojnë aspak të vërteta.
Miqtë që i menaxhojnë instagramin Kiarës, kanë publikuar pikërisht këto mesazhe dhe sipër tyre kanë shkruar se janë mesazhe fallco dhe se Kiara nuk ka folur kurrë me atë person.
“Keto biseda qe po qarkullojne ne rrjet, jane FAKE. Nuk ka patur nje komunikim nga Kiara me personin ne fjale”.