Edi është një nga djemtë e “Për’puthen” të këtij sezoni, i cili është deri tani është një nga më të komentuarit.
Djali nga Kosova, i rritur në Zvicër, ka zhvilluar dy takime, me Adën dhe Alvisën dhe shumë shpesh është kritikuar për gjuhën e përdorur ndaj konkurrentëve.
Megjithatë, pas një përplasjeje me Bashkimin ai tha se është “qortuar” edhe nga familjarët dhe se në fakt nuk është ashtu siç është paraqitur, ndaj edhe kërkoi falje publikisht për situatën që shkaktoi.
E teksa ne jemi përballur me një “Ed” shumë të qetë këto ditë, së fundmi në rrjet po aludohet se ai është në një lidhje jashtë “Për’puthen”.
Faqja në Instagram “Demaskojnë Përputhasit” ka publikuar foton e tij me një vajzë, duke shkruar:
“Përshëndetje të nderuar. Desha të ju përshëndes dhe të dergoj një foto nga Aeroport i Prishtinës. Me datën 26.09 2021 rreth orës 15:50, Eduarti me të dashurën e tij. Ajo vajza ishte duke udhëtuar për në Zvicër saktësisht për në Basel isha edhe unë me të njëjtën kohë, po ashtu edhe në të njëjtin aeroplan për në Basel. Kisha pas dëshirë që këtë foto ta publikoni në TV. Jam një milionë për qind e sigurt që është e dashura e tij, për fat të keq nuk kam mundur të bëjë një foto tjetër kur është përshëndetur (përqafuar dhe puthur në buzë me Eduartin). Me të kishte edhe disa udhëtar që me penguan të bëja foto tjera. Ju përshëndes nga zemra me respekt.(Anonim)”, ka qenë mesazhi që ka shkuar në llogari të kësaj faqe një ndjekës.

Megjithatë, se si qëndron e vërteta kjo nuk mund të thuhet me siguri.
