Së fundmi në rrjet është bërë virale një video mjaft e rëndë në lidhje me një prej konkurrentëve të “Përputhen”.
Bëhet fjalë për Erion Lleshaj. Ai është shprehur në studion e emisionit të dashurisë se djali i tij e mbështet për këtë eksperiencë të re.
Mirëpo fjalët e tij nuk janë aspak të vërteta. Jo vetëm kaq por djali i Erionit pas hyrjes së tij në “Përputhen” është në gjendje të rëndë emocionale dhe se ka turp të dalë nga shtëpia.
Në një video të publikuar së fundmi, djali i Erionit dëgjohet teksa thotë se ka mbi dy ditë që nuk shkon në shkollë, pasi ngacmohet nga nxënësit e tjerë.
Ai shton se kjo situatë e ka bërë të shkatërrojë objektet e shtëpisë. Madje ka shkuar dhe në televizionin “Top Channel” për t’iu kërkuar t’a nxjerrin babain e tij nga “Përputhen”.
Diskutimi bëhet mes djalit të vogël dhe Erionit, teksa ky i fundit i përgjigjet se nuk mund të largohet nga “Përputhen” pasi do të gjobitet me 10 mijë euro.
BISEDA E PLOTË:
Djali: Mesazhe negative ke marrë, ofendime po, kanë përmend emrin tim. A është e vërtetë? Je bërë meme në Tik Tok, edhe mua më njohin. Jam edhe unë, kam turp të dal, 2 ditë nuk kam shkuar në shkollë, kam pas turp me dal.
Erioni: Turp nga babi?
Djali: Turp me dal
Erioni: Turp nga babi?
Djali: Jo jo turp nga babi po.. babi do dalësh nga përputhen.
Erioni: Babi, është 10 mijë euro gjoba, ndiqesh penalisht
Djali: Kemi shku sot tek Top Channel dhe tha po do mundohemi të gjejmë një zgjidhje. Ti do dalësh, nëse ti nuk del unë nuk vi më me ty. Derisa të dalësh, unë nuk du që të dal me ty se mrapa më thonë ja cuni i atij dhe më kapin dhe mua në foto dhe më nxjerrin. Thyva tavolinën, kam shkatërru gjithë shtëpinë, kisha nerva shumë, tani po sikur të më kapin në foto.
Erioni: Kë kam rrejt?
Djali: Të gjithë dhe dje te emisioni ke rrejt atë Jozefinën. Mua çfarë më ke thënë?
Erioni: A të pyeta a të shkoj në Përputhen?
Djali: Më kë pyetur, po ça të thashë unë?
Erioni: A më the po, shko?
Djali: Jo. Të paktën te përputhen 40-vjeç.
Erioni: Babi nuk ka unë ta shpjegova, nuk ka më përputhen 40.
Djali: E di e di, po do vijë prapë.
Erjoni: Nuk do vijë më ai përputhen, unë ti kam treguar arsyet se përse po shkoj.Nuk po shkoj për femrat, si 40+, 60+ si 15+…
Djali: Po po ke ra shumë në sy.
Erjoni: Po për me ra në sy…
Djali: Ke ra në sy për keq, i ke pa komentet? Hape pak telefonin.
Erjoni: Ore më thuaj se i kam parë.
Djali: Dua ta shpjegoj, i kam lexuar të gjitha. 461 komente, të gjitha janë për keq.
Erjoni: Nuk janë të gjitha. Si për mirë si për keq, mua më intereson që të njihem. Nuk njihem për keq o babi, do e shohësh.
Djali: Shihet ca të kanë thënë ty, hy e lexoje, sa herë e kanë shkruar vk. Ti kam screenshot të gjitha se nuk është vetëm për komente. Tani me më kap mua në foto…
Erjoni: Nuk do të kap njeri.
Djali: Nga e di ti? Për mua ka shumë problem, e di si ke dal në Tik Tok? Ke dal për keq
Erjoni: Po pse, ma thuaj?
……………..
Erjoni: Të godas, të godas se ore zdu me dal më ishte thjesht… Të gjithë kanë hyrë aty.
Djali: Po si nuk e kupton kaq gjë ti?
Erjoni: O babi nuk ec me atë që thonë të tjerët.
Djali: Do dalësh, nga aty.
Erjoni: Do shikoj se ca do bëj, janë 10 mijë euro.
Djali: Okej, do 10 mijë euro apo mua. Paguaji pra. A do dalësh?
Erjoni: Do dal o babi.