Në prag të nisjes së programeve të sezonit të ri televiziv, shumë shkruhet në media në lidhje me protagonistët e këtyre formateve apo cilët personazhe të njohur do mund të shohim në ekran pas disa javësh.
Kjo ka ndodhur edhe me “Dancing with the Stars”, për të cilin aludohet gati cdo ditë në media, se cili do ta prezantojë, kush do të jenë konkurentët apo anëtarët e jurisë.
Burime për “Panorama” së fundmi kanë konfirmuar se mes shumë të tjerëve, pjesë e kastit të programit të njohur do të ishte edhe DJ Pm, artisti që fitoi super popullaritet pak muaj më parë falë pjesëmarrjes në Big Brother.
Mesa duket burimet pranë medias janë keqinformuar, sepse Pm mesa duket nuk do të jetë pjesë e spektaklit dhe këtë herë këtë e ka konfimuar një burim shumë i sigurtë, vetë partnerja e tij, Sarah Berisha.
Nën një foto të këtij artikulli postuar në InstaStory, Sarah shkruan: “Pm mos merr pjesë nga shtëpia se në skenë nuk e besoj”