Luljeta Nallbani, një prej konkurrenteve të Për’Puthen +40 e cila është bërë shumë e njohur për thyrjen e tabuve në vend, edhe pse në moshë 60 vjeçare.
Mbrëmjen e djeshme ajo ka marrë rolin e gazetares së “Fiks Fare” dhe u ka kërkuar deputetëve të Kuvendit që të lejojnë që plazhi të behet topless.
Luli shprehet se ajo vetë bën plazh topless, por fshehurazi pasi do që të nxijë çdo pjesë të trupit.
“Unë deputetëve do tu kërkoj që plazhi të bëhet topless. Pse të mos bëhet topless se të gjithë njerëzit kanë dëshirë, por i bëjnë fshehurazi. Duhet të ketë hapësira edhe për ne, njeriu duhet të jetë i lirshëm në plazh, nuk do të shkojë me fustan dhe batanije. Mund të shkosh topless nxin edhe pjesët e trupit”, thotë Luljeta.
/topchannel