[ad_1]
Sony prezantoi një version më të lehtë të PlayStation 5 dhe tashmë është e qartë pse konsola është më e thjeshtë për tu mbajtur.
Krijuesi i YouTube Austin Evans publikoi një video ku çmonton konsolën e re PS5 Digital Edition dhe në brendësi të saj fshihet një ftohës më i vogël.
Si rezultat edhe temperatura e operimit është më e lartë por nuk pritet të përbëjë ndonjë problem me performancën.
Ndryshimet janë edhe të jashtme. Konsola ka një mbajtëse më të qëndrueshme, është përmirësuar çipi i rrjetit Wi-Fi ndërsa për këtë të fundit nuk dihet çfarë diference do të bëjë.
Megjithatë Sony e di sesa i mirë është sistemi i ftohjes dhe nëse konsola e përballon një sistem me kosto më të ulët dhe më të thjeshtë. /GameWorld Albanian
[ad_2]