Aktorja e humorit, Delinda Disha e cila hoqi dorë nga Klanifornia, po e shohim së fundmi në moderimin e emisionit Xhadat.
Disha pak kohë më parë ndau gjithashtu një moment të trishtë me ndjekësit ku bëri me dije se kishte humbur binjakët e saj.
Por së fundmi ajo i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram dhe një nga pyetjet më të shpeshta ka qenë se kur do t’a zgjerojë përsëri familjen e saj.
Dikush e pyet se “kur do t’i bëjë një motër Dasantinit”, djalit të saj dhe aktorja i përgjigjet: “Shumë shpejt”…
Delinda Disha ka thënë se dhimbja e humbjes së binjakëve është një dhimbje që jeton me të. Megjithatë duket qartë se ajo e ka gjetur mënyrën për të ecur përpara.