Klea Huta është një prej artisteve më të dashura për publikun shqiptar, shumë shpesh e komentuar për programet që drejton, projektet në ekran dhe sidomos për lidhjen me Elgit Dodën dhe familjen e bukur që formojmë me djalin e tyre, Krid.
E ftuar ditën e sotme në “Abc e Mëngjesit” me Alban Musën, Klea ka rrëfyer disa detaje rreth jetës personale e karrierës së saj, ndërsa ka pranuar se po planifikon që të ketë (të paktën) edhe një tjetër fëmijë, një vajzë.
Në fakt e gjitha nisi nga diskutimi për të birin, si i ka ndryshyar jetën dhe kujt i ngjan ai nga prindërit, me Klean që pranoi se Krid ka marrë më shumë nga ajo vetë, por do të bëjë një vajzë që “të jetë” e Elgitit.
“Nga këto punët që bëj më shumë kënaqësi më jep Kridi. Është profesioni më i mirë në botë. Më ka ndikuar 100% që kur jam bërë nënë. Më ka mësuar shumë. Jam rritur. Është fëmija i parë që më dha emrin nënë. Ne bëjmë një rrugë të dy. Unë e edukoj, e rris dhe një nga ndihmesat më të mira është mami im, pa të nuk do bëja dot asnjë nga këto punë. Kridi edhe më ka rritur dhe më ka bërë të jem një njeri më të mirë. Unë kam qenë gjithmonë njeri shumë i mirë, po ai më ka bërë edhe më të mirë. Ai është miks, bën një veprim më ngjan mua, bën një tjetër Gitit. 90% nga unë ngjan, djemtë ngjajnë më shumë nga nëna, kur të bëj gocën do t’i ngjaj atij”- u shpreh Klea.
Po ashtu ajo foli edhe martesën e famshme që bëri me partnerin në Marok, pse zgjodhi pikërisht atë vend dhe sigurisht, nuk mund të mungonte pyetja për një dasëm tjetër, duke qenë se Elgiti i propozi për martesë zyrtarisht pak muaj më parë.
“Unë isha pak shtatzënë në atë kohë. Ne u lidhëm, pastaj bashkëjetuam, unë ngela shtatzënë, pastaj bëmë dasmë private në Marok dhe pas 2 muajsh u celebruam. Në qershor tani më propozoi për martesë, do bëjmë dasëm… As vetë unë nuk e di se si kanë ardhur gjërat.
Me thënë të drejtën ka qenë dëshira e fotografes Anjeza Dyrmishit (për Marokun), e cila e kishte me shumë dëshirë të bënte edhe setin e fotove në Marok. Unë nuk ja prisha me thënë të drejtën. Nuk kishte ndonjë lidhje speciale. Na pëlqente kultura e vendit”,- rrëfeu moderatorja.
E meqë jemi tek moderimi, Huta ka dhënë edhe një lajm shumë të mirë për fansat e saj, që në fakt e kishte konfirmuar edhe më herët, por tani ka dhënë më shumë detaje. Kështu, Klea do t’i rikthehet shumë shpejtë ekranit dhe në lidhje me këtë zbuloi:
“Do të kthehem në televizion me një platformë shumë shpejt, që ende nuk e kam ndarë. Nuk janë ndarë akoma detajet, jemi në diskutim ende. Do të jetë logo e një ekrani të madh. Fokusi do të jetë te historitë njerëzore”
Suksese Klea!