Pjesëmarrje rekord në koncertin e Noizyt, ja sa ishte numri i të pranishmëve

Ashtu siç Noizy kishte paralajmëruar prej muajsh, ditën e djeshme në sheshin “Nënë Tereza” startoi koncerti i tij “Alpha Show”.

Me një atmosferë fantastike dhe me shumë surpriza, koncerti i tij mund të konsiderohet pa frikë një sukses.

Një surprizë për të pranishmit si dhe për Noizyn, erdhi nga Stresi i cili teksa ndodhej në skenë bëri një dedikim mjaft të bukur për historinë e tyre se si nga dy armiq tashmë performojnë krah njëri-tjetrit.

“Po e them për herë të parë pas 13 vitesh: Tek ky shesh këtu jemi zënë, po te ky shesh sot këtu jemi më të fortë se kurrë”, u shpreh Stresi.

Mirëpo, duke ditur kureshtjen e njerëzve, një pjesë e madhe duan të dinë se sa ishte numri i pjesëmarrësve?

Ditën e sotme, burime për ‘lokimagazine.com’ bëjnë të ditur se në koncertin e reperit të mirënjohur, Noizyt, kanë qenë plot 15 mijë persona duke thyer kështu rekord.

Një numër që nuk do i pëlqejë dhe aq shumë Capital T, i cili pak ditë më parë bëri një postim në rrjetet sociale duke kujtuar koncertin e organizuar nga vetë ai disa vite më parë ku e cilësoi si më të suksesshmin në Shqipëri, postim i cili u morr sj një thumb ndaj Noizyt.

Epo, emocjonet që shprehu Noizy para fillimit të koncertit i dolën për mirë.