Një nga emrat që së fundmi është duke u përfolur si pjesë e “Big Brother Vip Kosova”, jo si banore e shtëpisë, por si pjesë e projektit dhe e transmetimit është Elita Rudi.
Në fakt ka qenë një intervistë e shkurtër që ajo ka realizuar për “Mirage” në inagrumin e biznesit të ri të bashkëshortit të saj, reperit Gjiko, që i ka shtuar më shumë dyshimet për pjesëmarrjen e saj në “Reality Show”.
Kështu, Elita konfirmoi se në fund të këtij muaji do të ishte pjesë e një projekti në televizion, por pyetes së gazetares, nëse ishte “Fun Club”-i i Big Brother, program shumë i rëndësishëm që shoqëron spektaklin, projekti që ajo do të moderojë, Rudi u përgjigj:
“Unë mund ta di se kush do jetë e nuk mund të ta them, madje as për veten nuk mund të ta them. Patenta të tilla e kanë shumë të rëndësishëm ruajtjen e informacionit.”
Pra le të themi që nuk e mohoi përfshirjen dhe ne kaq na duhet për momentin, për të mos u suprizuar kur ta shohim nën drejtimin e Fun Club.