Që kur u bë e njohur ndarja e tyre, Shakira dhe Gerard Pique kanë lënë pas më shumë se një dekadë dashuri dhe kanë ndarë rrugët e tyre.
Qendërmbrojtësi i Barcelonës është lidhur në shumë raste me femra të ndryshme dhe fundjavën e kaluar, programi ‘Socialite’ ka transmetuar një video në të cilën lojtari shihet me partneren e tij të re. Pamje që mesa duket e kanë mërzitur shumë Shakirën.
Partnerja e re e Pique, Clara Chia, u takua me Pique në Summerfest Cerdanya.
Në pamjet e transmetuara nga emisioni “Telecinco”, ata janë shumë të pasionuar dhe të afërt me njëri-tjetrin.
Vetë programi ‘Socialite’ gjatë transmetimit të videos ka kontaktuar me miqtë e ngushtë të Shakirës dhe ata kanë treguar se artistja nuk është e kënaqur me qëndrimin e ish-partnerit të saj.
Arsyeja është se futbollisti katalanas ka thyer një pakt që të dy kanë bërë kur janë ndarë. Marrëveshja ishte që asnjëri prej tyre nuk mund të shfaqej në publik me një partner gjatë vitit të parë që kur njoftuan ndarjen e tyre më 4 qershor.
A do të ndikojë në marrëveshjen e kujdestarisë?
Sipas emisionit “Mediaset”, këngëtarja kolumbiane është “shumë e inatosur”. Ende nuk dihet nëse kjo do të ndikojë në marrëveshjen që ata bënë kur u ndanë dhe që ndikoi në lëvizjen e dy fëmijëve të tyre së bashku me Shakirën në Miami.
Burimi: /Iconstyle