Pesë vite pa Adelajdën, Isida Mollaymeri ndan pamjet e rralla dhe bën dedikimin e ndjerë për miken e saj të zemrës (VIDEO)

Dje u mbushen plot pesë vite nga humbja e gazetares së njohur Adelajda Xhamani dhe mikesha e saj, balerina Isida Mollaymeri i ka bërë një dedikim të ndjerë në rrjetet sociale.

Më mungon

Kur njerëzit thonin që s’ka për ta pranuar kurrë atë që i ndodhi unë se kuptoja… Deri para 5 vitesh kur ti ike. E pra unë akoma se kam pranuar ikjen tënde. Me mungon pafund Adel.

My A… @adelaxhamani”- shkruan Isida.

https://www.instagram.com/reel/CkS27-_Abzz/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Kujtojme se vdekja e Adeles shokoi jo vetem familjen dhe miqte e saj, por gjithe publikun qe e donte fort.

Adela kishte qenë e vetme në apartmentin e saj në Tiranë kur ngjarja ndodhi.

Në orët e para të mengjesit ajo kishte telefonuar shoqen e saj duke i thënë të lajmëronte ambulancën sepse ajo nuk po ndihej aspak mirë.

Në momentin kur ka arritur ambulanca ata menjëherë janë ngjitur në katin e katërt të ndërtesës, ku kanë parë derën e apartamentit gjysmë të hapur.

Kur ata kanë hyrë brenda, kanë gjetur Adelajdën të shtrirë në tokë.

Mjekët nuk kanë konstatuar shenja jete, megjithatë e kanë marrë me ambulancë duke u nisur drejt Qendres Spitalore në Tiranë.

Shkaku i vdekjes së gazetarës sipas mjekëve ishte infarkti kongjestiv në zemër, kjo kishte ardhur për shkak një sëmundje të rallë e quajtur kardiomiopati.