Kida pak javë më parë erdhi me projektin më të ri muzikor me titull ‘’Pse ike’’. Mirëpo para publikimit në një nga postimet ku paralajmëronte klipin e ri, nëpërmjet disa imazheve që publikoi në rrjete sociale, shkruante: “Pse ike ikeeee…”
Titullit të këngës iu përgjigj Luana Vjollca dhe bëri të gjithë të qeshin përfshi edhe vet këngëtaren.
“Ika pra mooo, mos ma bëni më këtë pyetje”, shkruan Luana, duke sqaruar më poshtë.
“U më fal Kidushe se ma bëjnë as shpesh sa kudo që e shoh si fjalë mendoj që e kanë me mua”, ka shkruar Luana me humor duke shkaktuar të qeshura tek komentuesit dhe Kida.
Kjo pyetje Luanës javëve të fundit i është bërë vazhdimisht pasi konfirmoi largimin nga Top Channel pas 15 viteve dhe ajo që tani po shtrohet vazhdimisht si pyetje është se ku do ta shohim.
Mirëpo tani është Kida ajo që u bë kurioze se “ku iku” Luana, pra se në cilin televizion do jetë tani e tutje dhe përgjigjen ia dha vetë autorja e njohur.
“Haahah zor me vendos”, shkruan Luana në koment dhe mund të themi se Kida ia doli të jetë “gazetarja e parë” që bën moderatoren t’i japë përgjigjen e parë pas lajmeve të bujshme se një nga televizionet më të vogla i ka bërë ofertë marramendëse me shumën prej 20 mijë euro në muaj vetëm për moderimin për të marrë të drejtën e transmetimit të programit të saj.