Afrimiteti i krijuar mes Oltës dhe Luizit si pasojë e provës me lojën siameze ka shkaktuar krisje mes këtij të fundit dhe Kiarës.
Ditën e djeshme Luizi kaloi një gjendje jo të mirë shëndetësore dhe e vetmja që i ndejti afër ishte Olta.
Mirëpo injorimi i Kiarës solli një hatërmbetje tek këngëtari, gjë të cilën ai ja bëri të qartë.
Kjo ka sjellë një krisje dhe debate të vazhdueshme mes tyre.
Kiara u shpreh se Luizi thjesht llastohet dhe e tepron gjendjen e tij shëndetësore e gjithashtu i hap “shteg” Oltës për të hyrë mes tyre dhe për t’i përçarë.
“Dje e morëm me shaka me Oltën, po sot nga mesazhet që pash, ti më ke nxjerrë mua si një njeri që nuk kujdesem për ty dhe i jep kënaqësinë Oltës që ta marrë këtë lloj merite në raport me lojën. Nuk po them që e ka bërë me dashakeqësi, po e ke bërë ti duke më thënë ‘ti nuk kujdesesh për mua’. Ti rri shtrirë në krevat dhe më ankohesh gjithë kohës. Aman o Luiz se nuk të dhemb kaq shumë koka edhe ti, mos na e bëj kaq tragjike se na lodhe. Po ik se na nxive jetën.”- i tha Kiara Luizit.
Kjo bisedë ka vazhduar më pas edhe në oborr, ku këngëtari u shpreh se nuk e hedh poshtë përkujdesjen e Oltës ndaj tij.
“Unë nuk i bie me shkelm gjërave që ndodhin. A është përkujdesur? Është fakt që është përkujdesur. Nuk e mohoj dot“- i tha Luizi, ndërsa Kiara u largua duke i thënë “nuk mi hedh dot mua këto”.