Maji po afron së bashku me sfida të shumta për disa nga shenjat e zodiakut.
Efekti i prapavijës së Mërkurit do të vazhdojë në gjysmën e parë të muajit duke sjellë vonesa afatshkurtra dhe trazira në sferën e komunikimit.
Ja cilat do ta cilat do të jenë 3 shenjat që do të hasin më shumë vështirësi përgjatë majit:
GAFORRJA: Ndjeshmëria mund të jetë një pikë e dobët për ju këtë muaj pasi mund të ndjeni acarim dhe mund t’ju duket sikur njerëzit ju sulmojnë gjatë gjithë kohës. Merrni frymë thellë dhe qetësohuni pasi ky problem ekziston vetëm në mendjen tuaj. Përpiquni të mos merrni asgjë personalisht dhe të kaloni kohë më shumë kohë me familjarët dhe miqtë e afërt. Në punë mund të hasni vonesa dhe mund të futeni në debate me kolegët dhe eprorin. Kini kujdes pasi kokëfortësia nuk është pika juaj e fortë. Nëse keni bërë një gabim merrni përsipër përgjegjësitë pasi kështu situata do të vijë drejt normalizimit. Maji është muaji i rritjes dhe shërimit shpirtëror dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të mos i rezistoni ndryshimeve.
AKREPI: Lidhja midis Jupiterit dhe Plutonit do t’ju bëjë të mendoni më të keqen për veten tuaj. Do t’i riktheheni një plage të vjetër e cila nuk është mbyllur akoma. Ju e ndjeni veten fajtorë dhe mendja ju rri vetëm tek mënyrat e mundshme sesi situata mund të përmirësohet dhe sesi mund të “paguani” për gabimin tuaj. Zakonisht nuk ju pëlqen ta fajësoni shumë veten, por ndjenja e fajit duket se do të jetë shumë mbizotëruese dhe do t’ju pushtojë mendjen dhe zemrën gjatë dy javëve të para të majit. Pas datës 14, do të jeni më të çliruar pasi do nisni të kuptoni se e kalura nuk mund të ndryshohet. Përpiquni të mos e sabotoni veten gjatë kësaj periudhe dhe qëndroni me kokën lart.
BRICJAPI: Të gjithë rreth jush duken kaq të shkujdesur dhe të lumtur, dhe ja ku jeni ju. Ndiheni të mërztur dhe të pamotivuar sidomos në spektrin romantik. Ju duket sikur jeni i vetmi person që nuk po mundet të gjejë shpirtin binjak. Duhet të kuptoni se muaji maj është një muaj reflektimi pa shumë ngjarje të mëdha dhe domethënëse, ndaj e mira është të përqëndroheni tek rritja graduale e durimit dhe aftësive. Mos u demoralizoni se nuk keni arritur çdo pikësynim dhe përpiquni të mos mbylleni në vetvete. E mira është që shqetësimt që keni, t’ja shprehni njerëzve tuaj të afërt pasi mund t’ju motivojnë. Mund të hasni vështirësi në komunikim, por duhet të tregoheni të qetë. Nuk ju mungon asgjë përveç guximit për t’u ndjerë sërish mirë dhe kjo është në në dorën tuaj Bricjap.