Kënga me të cilën do të përfaqësohet Shqipëria në Eurovision jep një mesazh të fortë për rëndësinë e familjes, shkruan BBC.
Këtë vit, Festivali Evropian i Këngës në Liverpool do të ketë 37 vende që do të garojnë për t’u kurorëzuar kampion.
“Teatrale dhe dramatike, kënga shqiptare mbart një mesazh të fortë për rëndësinë e familjes dhe pranimin e njerëzve që doni për atë që ata janë”, shkruan BBC.
”Vokali mbresëlënës dhe harmonitë ballkanike ndërtohen në një kor tërheqës, me Albinën e shoqëruar në skenë nga pesë anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe babain e saj”, shton BBC. “Zëri i Albinës të prek telat e zemrës”.
Kujtojmë se dje ishte mbrëmja e parë e Eurovisionit ku disa prej vendeve pjesmarrëse performuan këngët e tyre, ndërsa Shqipëria do të performojë në 11 maj dhe do të jetë e 9-a në rradhë.