Gjatë spektaklit të kaluar të “Big Brother VIP”, Nitës i është dhënë avantazhi për të dërguar në nominim katër banorë.
Ajo zgjodhi pa u menduar gjatë katër ish-banorët që iu bashkuan sërish formatit: Efin, Bledin, Kiarën dhe Ronaldon.
Mirëpo duket se ky i fundit u shfaq tejet i tensionuar për përzgjedhjet e Nitës pas spektaklit.
Ai e cilësoi atë si lojtare të dëshuar dhe madje u shpreh i acaruar se në shtëpi qëndrojnë akoma disa banorë që sipas tij nuk bëjnë asgjë.
Më pas Ronaldo ka ironizuar faktin se Dea i ka shpëtuar njëherë nominimit pas puthjes që shkëmbeu me Amosin dhe kështu ai vendosi të puthë me shaka në buzë Jorin dhe Dean.