Përditësimi i ri i WhatsApp vjen me disa ndryshime interesante që mund t'u hyjnë në punë në situata të caktuara.
1. Privatësia e fotografive.
Nëse ju i dërgoni dikujt një foto që mund të shihet vetëm një herë, personi tjetër nuk mund ta ruajë atë as me screenshot. WhatsApp nuk e lejon më.
2. Tani mund t'i shkruani vetes 🙂
Po, tingëllon si diçka e panevojshme, por funksionaliteti “Message Yourself” mund të jetë shumë i dobishëm nëse e trajtoni si një vend për të ruajtur lista blerjesh, shënime, foto, etj.
3. Dhe më në fund, mund të keni të njëjtën llogati WhatsApp-i në dy telefona.
Nëse keni versionin 2.22.25.8 të WhatsApp mund të lidhni një llogari WhatsApp-i në dy telefona të ndryshëm Android apo iPhone.