Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Përdhunim dhe kërcënime: Nicki Minaj dhe bashkëshorti i saj nën akuza të rënda

LokimagazineLokimagazine1 September, 2023

Nicki Minaj dhe bashkëshorti i saj, Kenneth Petty, janë paditur nga një grua për të cilën Petty u akuzua për përdhunim në vitin 1994.

Gruaja, tani 43 vjeç, pretendoi se u sulmua me thikë kur ishte 16 vjeç në Queens, New York City, nga Petty. Ai u arrestua nën dyshimin për përdhunim, u shpall fajtor për tentativën e përdhunimit dhe kreu katër vjet e gjysmë burg.

Së fundmi, viktima ka ngritur një padi duke pretenduar se Minaj dhe Petty, të cilët kanë një djalë 11-muajsh, e kanë kërcënuar që të heqë dora nga historia. Nicki akuzohet se ka kontaktuar familjen e viktimës dhe ka gënjyer ndjekësit e saj në rrjete sociale. Në padi pretendohet se reperja i ka ofruar gruas 500,000 dollarë për ta mbyllur historinë.

Pasi Petty, 43 vjeç, u arrestua në mars të vitit 2020 pasi nuk ishte regjistruar në regjistrin e Kalifornisë që lidhet me abuzuesit seksualë, pretendohet se viktima u kontaktua nga një mik i fëmijërisë i cili veproi si ndërmjetës midis saj dhe Minaj.

Ai i dha Nicki-t numrin e gruas dhe reperja dyshohet se e ka telefonuar dhe i ka ofruar ta dërgojë atë dhe familjen e saj në Los Anxhelos nëse ajo mund ta “ndihmojë”. Thuhet se gruaja nuk e pranoi ofertën. Ajo gjithashtu hodhi poshtë ofertën e Nicki-t për të tërhequr akuzën për përdhunim.

Në padinë e paraqitur në gjykatë, shkruhet se gruaja dhe familja e saj janë kërcënuar dhe kontaktuar nga shumë njerëz. Gjithashtu thuhet se reperja premtoi t’i dërgonte 20,000 dollarë dhe një video-mesazh vajzës 16-vjeçare të viktimës si “bonus”.

Padia thotë se gruaja nuk ka punuar që nga maji i vitit 2020 “për shkak të depresionit të rëndë, paranojës, ngacmimeve dhe kërcënimeve” nga Minaj, Petty dhe bashkëpunëtorët e tyre. Shkruhet se ajo po jeton e izoluar në Florida nga frika e hakmarrjes.

Padia kërkon dëmshpërblim të papërcaktuar. Ekipi ligjor i Nicki-t dhe bashkëshortit të saj ende nuk ka folur publikisht.

“Ai ishte 15 vjeç atë kohë, ajo 16…në një lidhje. Boll internet, ju s’mund ta shkatërroni jetën time,” është shprehur më parë Nicki për ngjarjen në fjalë.

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Irani zotohet të vrasë 50,000 ushtarë amerikanë: Zëdhënësi televiziv i Teheranit thotë se Trump ka urdhëruar ‘arkivole’

Sherr në Vlorë/ Shoferi përplas qëllimisht disa herë me makinën e tij një makinë tjetër

Rusia paralajmëron: SHBA po hap “kutinë e Pandorës” me sulmet ndaj Iranit

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.