Dua Lipa tanimë listohet si ndër top artistët më të pasura në të gjithë botën.
Aktualisht këngëtarja posedon pasurinë jo më pak se 60 milionë paund (68.5 milionë euro), kështu bën të ditur “Companies House”.
Në vitin 2020, ajo kishte një pasuri prej 25 milionë paund ndërsa tani ylli i popit ka një vlerë të madhe 60 milionë paund.
Kjo është një rritje prej tetë milionë paund në krahasim me vitin e kaluar, kjo falë edhe turneut “Future Nostalgia”.
Kujtojmë se përsa i përket jetës sentimentale, Dua Lipa u fotografua pak kohë më parë duke u puthur me regjizorin frances Romain Gavras, mirëpo ende nuk ka asgjë të konfirmuar nga dyshja.