Në epokën e rrjeteve sociale, njerëzit e shprehin pëlqimin dhe mospëlqimin e tyre me follow, unfollow, like dhe comments.
Kiara, e cila që kur iu bashkua BBVA ka fituar shumë ndjekës, në vetëm 10 orët e fundit ajo ka humbur mbi 15 mijë të tillë.
Kjo rënie e Kiarës vjen pasi shumë nga ndjekësit e formatit nuk bien dakord me qëndrimet e saj të fundit: reagimet ndaj Luizit, afrimi me Oltën, nominimi i Tanit.
Sa i përket lojës së “Big Brother VIP”, pak më parë është përjashtuar nga gara Ermiona Lekbello.
Nëpërmjet një zarfi të zi të mbërritur në shtëpi, u bë e ditur se Ermiona eleminohet nga gara pasi ka përdorur dhunë verbale.