Pak ditë më parë, Alfio Rrotani konfirmoi zyrtarisht ndarjen e tij nga Fatma Methasani.
Kuzhinieri i njohur reagoi përmes rrjeteve sociale pas disa javëve që lajmi për ndarjen e tyre po qarkullonte në median rozë duke zbuluar se ata nuk janë bashkë prej një viti.
“Unë dhe Fatma nuk jemi më së bashku nga pothuajse një vit, motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë të bëjnë absolutisht me tradhti ose rrethana të tjera që qarkullojnë në rrjet”, shkroi Alfio.
Mirëpo, pavarësisht se çfarë thuhet në rrjet, Alfio po vijon jetën normalisht ku ka nisur pushimet në Dubai dhe ka ndarë disa foto me ndjekësit, mes tyre dhe nje vajze bionde.
Te shumte kane qene reagimet ne rrjet, ku ngriten dyshime per raportin e dyshes. E si duket, nje reagim per udhetimin e Alfios me vajzen misterioze drejt Dubait ka ardhur nga ish partnerja e tij, Fatma Methasani.
Fatma postoi nje foto ne InstaStory-n e saj duke fokusuar filxhanin e kafese dhe krah saj shihej shkrimi: “Te te bej like zemer”.
Kjo mund të konsiderohet shenja e parë e Methasanit që pasi lajmet për ndarjen e tyre morën dhenë.