Mbrëmjen e djeshme, “Vëllai i madh” bëri të ditur se brenda reality show-t do të krijohen disa emisione të ndryshme të “Top-Channel”.
Kështu, sot po zhvillohej “Shqipëria Live” me moderator Beatin dhe Keisin, ndërsa në rolin e të ftuarës ishte Kiara Tito.
Mes shumë pyetjeve që i dha përgjigje, Kiara tregoi dhe një nga momentet e saj më të sikletshme brenda shtëpisë së BBV.
“Momentet e sikletshme janë të shumta, por momenti më i sikletshëm që kam patur ka qenë kur ndodhi ai problemi shëndetësor, që ngrita karrigen, u rrëzova. Është më i sikletshmi, sepse përveç dhimbjes që përjetova, kisha frikën e familjarëve që po më shihnin. Kish edhe frikën që si do të vazhdonte rrugëtimi im, sepse isha në një pikë që mjekët më pyetën “nëse ti vërtet je keq, mund ta ndërpresësh.” Unë pavarësisht dhimbjeve, thoja “jo”, sepse më vinte shumë inat që rrugëtimi im të përfundonte për diçka të tillë”, tha Kiara.