Pak kohe me pare, Roza Lati ishte e ftuar ne nje interviste per “Ftese ne pese” te Bieta Sulos, interviste e cila duket se nuk shkoi edhe aq mire.
Gjate intervistes Roza u shpreh se nuk po ndihej aspak rehat me pyetjet e Bietes dhe se po djersinte nga sikleti.
Ne fund te intervistes, Roza nuk u pyet as per emisionin e saj dhe as per filmin qe po xhironte duke ia vene kete ne dukje Bietes me ironi.
Pas perfundimit te emisionit, Roza ben nje postim ne lidhje me intervisten qe mesa duket iu fshi nga te tjere, dhe kjo gje nuk i pelqeu aspak Rozes duke iu drejtuar me fjalet: “po lozni piset”.
U duk se kjo situate u zbut paksa, pasi ishte Roza ajo qe donte te ulte gjakrat duke i kerkuar edhe falje Bietes publikisht.
Por, edhe pse Roza mund ta kishte hedhur pas kraheve kete ngjarje, fansat e saj nuk e kane bere kete gje.
Ajo kishte postuar nje video me nje shishe rakie jo te zakonte e cila kishte brenda nje gjarper dhe nje akrep duke pyetur ndjekesit se kush meriton te pije nga ajo raki.
Shume nga pergjigjet ishin per Bieta Sulon, per shkak te fyerjes qe i beri Rozes ne interviste.
“Pafund mesazhe per kete te ndershmen”- ka shkruar Roza tek nje nga pergjigjet e ndjekesve, ndersa te tjerat nuk i ka komentuar.