Për ju që jeni çift: Ja disa pyetje interesante që mund t’i bëni njëri-tjetrit

Pyetjet në çift janë gjithnjë një lojë interesante, ndaj më poshtë keni disa sugjerime se për çfarë ta pyesni njëri-tjetrin në takimin e radhës:

Për gocën:

Cila është kënga që ne si çift do të këndonim në karaoke?

Cila nga bluzat e tua është e preferuara ime?

Cili është talenti im i fshehur?

Kur dhe ku e kemi dhënë puthjen e parë?

Cila është gjëja e parë që ha sapo zgjohem?

Cili është filmi im i preferuar?

Cilat janë 3 gjërat që mbaj gjithnjë me vete?

Në cilën anë të shtratit fle unë?

Cila është aroma ime e preferuar?

Çfarë kisha veshur kur u takuam për herë të parë?

Çfarë hëngrëm/pimë në takimin tonë të parë?

Si e pi unë kafenë?

Cilat janë pushimet tona perfekte?

Kush më frymëzon më shumë?

Në të gjithë botën, cili është vendi im i preferuar?

Masa e reçipetave të mia?

Një situatë që më bën gjithmonë për të qeshur?

Cila ishte përshtypja e parë për mua?

Sa herë më ke parë Instagram-in/rrjetet sociale pa më bërë folloë?

Për djemtë:

Cila është dhurata ime e preferuar nga të gjitha dhuratat që më ke bërë?

Cila është ëmbëlsira ime e preferuar?

Nëse të them tani që kam një biletë për një udhëtim, ku do të doje të shkonim?

Cila është skuadra ime e zemrës?

Po lojtari im i preferuar?

Si e kupton ti që unë jam i mërzitur?

Cila është gjëja që të acaron më shumë?

Jam person që do qentë apo macet?

Cila është kënga ime e preferuar?