Olta Gixhari u kthye në një nga personazhet më të përfolur dhe të komentuar për shkak të “Big Brother VIP”.
Pjesmarrja në këtë reality show e vuri në qendër të vëmendjes aktoren, por ajo ka arritur gjithmonë që jetën private ta mbajë larg medias, sidomos bashkëshortin.
Ndonëse për të ka folur vazhdimisht edhe gjatë qëndrimit brenda shtëpisë, Olta portretin e Dorit e ka mbajtur gjithmonë të fshehtë.
Mirëpo ditën e sotme ata kanë qenë pjesë e festës së organizuar me të gjithë ish banorët e BBV me rastin e përfundimit të programit, ku janë filmuar duke ecur dorë për dorë.