Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Për herë të parë në histori, tri artiste shqiptare nominohen për të njëjtin çmim në MTV EMA

LokimagazineLokimagazine1 September, 2023

MTV Europe Music Awards 2022, mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve e tëra shqip.

Në këtë mbrëmje, e cila mbahet të dielen pritet të bëjnë histori shqiptarët, pasi që nga prezantuesja, performuesit e deri te të nominuarit – janë të gjithë artistë me prejardhje shqiptare.

Rita Ora me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, do të jenë nikoqirë të mbrëmjes që do të prezantojnë edicionin e sivjetmë të MTV EMA.

Ndërkohë, dy këngëtaret tjera të njohura shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Ava Max, do të performojnë në mbrëmjen e madhe hitet e tyre më të fundit.

Këto të dyja madje janë edhe të nominuara për të fituar një nga çmimet e mbrëmjes, atë të “bashkëpunimit më të mirë”.

Në këtë kategori atyre iu bashkohet në konkurrim edhe shqiptarja tjetër me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

Bebe Rexha është nominuar për bashkëpunimin e saj me David Guettan, “I’m good (Blue)”, Ava Max për bashkëpunimin me DJ Tiësto, “The Motto”, gjersa Dua Lipa për bashkëpunimin “Sweetest Pie” me Megan The Stallion.

Fituesin e kësaj kategorie do ta vendosë vet publiku duke votuar.

Kjo është hera e parë në histori që tre shqiptare garojnë për të njëjtin çmim, por jo hera e parë që më shumë se një artist shqiptar nominohet në të njëjtën kategori në çmime ndërkombëtare.

Në vitin 2019, Bebe Rexha dhe Dua Lipa ishin të nominuara për të njëjtin çmim në Grammy Awards, “Artisti i ri më i mirë” – çmim të cilin përfundimisht e fitoi Dua.

Në po të njëjtin vit, Dua ishte nominuar në të njëjtën kategori me Rita Orën në mbrëmjen e madhe britanike të çmimeve “Brit Awards 2019”. Ato garonin për çmimin kryesor “Videoja muzikore më e mirë” me nga dy klipe të tyre.

Edhe në vitin 2017, Rita dhe Dua konkurronin njëra-tjetrën për të njëjtin çmim, “Best Look (Pamja më e mirë)”, në MTV Europe Music Awards 2017.

 

 

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Lidhje më serioze nga sa mendonim? Sara Hoxha në të njëjtin event me ‘vjehrrin’ e ri

Lideri suprem i Iranit: “SHBA kreu një gabim të madh, koha për ndëshkim ka ardhur”

“Ju derra”- Sulm vetëvrasës në një kishë greke në Damask, mbi 20 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.