Tashmë çdo gjë i ka mbetur të shkurarës dhe Stresi me Noizyn janë bërë dy miq shumë të mirë.
Pas shumë vitesh në rivalitet, dy reperët prej një viti kanë lënë pas gjithçka. Noizy feston sot 36-vjetorin dhe për herë të parë, Stresi e uroi publikisht.
Ai ka postuar një foto në koncertin “Alpha Show” ku shihen të përqafuar teksa krah saj ka shkruar: “U bëfsh 100! Zoti qoftë me ty në çdo hap të jetës sate. Gëzofsh gjithë jetën. Faleminderit për gjithçka”.
Noizy dhe Stresi performuan krah njëri-tjetrin në “Alpha Show” më 14 gusht në sheshin Nënë Tereza, në skenën ku 13 vite më parë ishin zënë me njëri-tjetrin.
Sot reperët duket se janë bërë shok të mirë, duke mbështetur dhe u takuar me njëri-tjetrin.