Alban Ramosaj njihet jo vetëm si një artist që prodhon muzikë të mirë por edhe si një nga artistët që udhëton dhe eksploron kultura të reja.
Duke qenë se këngëtarit i është vonuar avioni ai ka gjetur kohë që t’u përgjigjet disa prej pyetjeve të ndjekësve të tij.
Një nga pyetjet më të shpeshta që i bëhet Albanit është se kur do t’a publikojë duetin me motrën e tij.
Ai thotë se e ka mbaruar punën e tij por Trixa dhe Marko Polo nuk e kanë mbyllur punën e tyre.
“Kam mbaruar tekstin dhe muziken. @beatrixramosaj dhe @marko_polo18 kane ngel pa bere pjeset e tyre!”, shprehet Albani.
Ndërsa përsa i përket Eurovisionit Albani është shprehur se një nga artistët që do të dëshironte të shihte në këtë kompeticion është, Yll Limani.